-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Colossenses 1:21|
tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t´ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,
-
22
|Colossenses 1:22|
në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.
-
23
|Colossenses 1:23|
Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,
-
24
|Colossenses 1:24|
shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t´jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,
-
25
|Colossenses 1:25|
misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,
-
26
|Colossenses 1:26|
të cilëve Perëndia deshi t´ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,
-
27
|Colossenses 1:27|
që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;
-
28
|Colossenses 1:28|
për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet
-
29
|Colossenses 1:29|
Sepse dua që të dini ç´luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7