-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Filipenses 2:21|
Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit.
-
22
|Filipenses 2:22|
Shpresoj, pra, t´jua dërgoj atë, posa të kem sistemuar kompletisht gjërat e mia.
-
23
|Filipenses 2:23|
Dhe kam besim te Zoti që edhe unë vetë do të vij së shpejti.
-
24
|Filipenses 2:24|
Por m´u duk e nevojshme t´ju dërgoj Epafroditin, vëllanë tim dhe bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma patët dërguar si shërbenjës në nevojat e mia,
-
25
|Filipenses 2:25|
sepse kishte shumë mall për ju të gjithë dhe ishte shumë i vrarë sepse kishit dëgjuar se ishte i sëmurë.
-
26
|Filipenses 2:26|
Edhe vërtetë ai qe i sëmurë, gati për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.
-
27
|Filipenses 2:27|
Për këtë arsye jua dërgova me aq më shumë ngut, që ju, kur ta shihni përsëri, të gëzoheni dhe unë të kem më pak trishtim.
-
28
|Filipenses 2:28|
Priteni, pra, me gëzim të madh në Zotin dhe nderoni të tillë njerëz si ai,
-
29
|Filipenses 2:29|
sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, për të përmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje.
-
30
|Filipenses 2:30|
Së fundi, o vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin; për mua nuk është e rëndë t´ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13