-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Filipenses 3:11|
Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.
-
12
|Filipenses 3:12|
Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara,
-
13
|Filipenses 3:13|
po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.
-
14
|Filipenses 3:14|
Pra, të gjithë ne që jemi të përsosur, le të kemi këto mendime; dhe në qoftë se ju mendoni ndryshe për ndonjë gjë, Perëndia do t´jua zbulojë edhe këtë.
-
15
|Filipenses 3:15|
Por në pikën ku kemi arritur, le të ecim sipas së njëjtës rregull me të njejtën mendje.
-
16
|Filipenses 3:16|
Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shëmbullin që keni në ne.
-
17
|Filipenses 3:17|
Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit,
-
18
|Filipenses 3:18|
dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.
-
19
|Filipenses 3:19|
Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,
-
20
|Filipenses 3:20|
i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t´i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13