-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Joel 2:11|
Zoti bën që t´i dëgjohet zëri para ushtrisë së tij, sepse fusha e tij është shumë madhe dhe zbatuesi i fjalës së tij është i fuqishëm. Po, dita e Zotit është e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojë?
-
12
|Joel 2:12|
"Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime".
-
13
|Joel 2:13|
Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.
-
14
|Joel 2:14|
Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lë pas tij një bekim, një ofertë ushqimesh dhe një libacion për Zotin, Perëndinë tuaj?
-
15
|Joel 2:15|
I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn.
-
16
|Joel 2:16|
Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.
-
17
|Joel 2:17|
Midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, ministrat e Zotit, dhe le të thonë: "Fale, o Zot, popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do të thonë midis popujve: "Ku është Perëndia i tyre?"".
-
18
|Joel 2:18|
Atëherë Zoti u bë xheloz për vendin e tij dhe i erdhi keq për popullin e tij.
-
19
|Joel 2:19|
Zoti do të përgjigjet dhe do t´i thotë popullit të tij: "Ja, unë do t´ju dërgoj grurë, musht dhe vaj, do t´i keni me bollëk dhe nuk do të jeni më turpi i kombeve.
-
20
|Joel 2:20|
Do të largoj nga ju ushtrinë e veriut dhe do ta çoj në një tokë të zhuritur dhe të shkretë; pararojën e saj drejt detit lindor dhe praparojën e saj drejt detit perëndimor; era e keqe e saj do të përhapet, duhma e saj do të përhapet, sepse ka bërë gjëra të mëdha.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13