-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Joel 3:11|
Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bëj që të zbresin atje njerëzit e tu trima!
-
12
|Joel 3:12|
"Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.
-
13
|Joel 3:13|
Merrni në dorë draprinjtë, sepse të korrat janë gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulli është plot, butet grafullojnë, sepse e madhe është ligësia e tyre".
-
14
|Joel 3:14|
Turma pas turmash në Luginën e vendimit. Sepse dita e Zotit është e afërt, në Luginën e vendimit".
-
15
|Joel 3:15|
Dielli dhe hëna po erren dhe yjet po humbin shkëlqimin e tyre.
-
16
|Joel 3:16|
Zoti do të vrumbullojë nga Sioni dhe do të bëjë që t´i dëgjohet zëri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do të dridhen. Por Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.
-
17
|Joel 3:17|
"Atëherë ju do të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që banon në Sion, mali im i shenjtë. Kështu Jeruzalemi do të jetë i shenjtë dhe të huajt nuk do të kalojnë më andej".
-
18
|Joel 3:18|
Atë ditë do të ndodhë që malet të pikojnë musht, qumështi do të rrjedhë nga kodrat dhe uji do të rrjedhë në të gjitha rrëketë e Judës. Nga shtëpia e Zotit do të dalë një burim, që do të ujitë luginën e Sitimit.
-
19
|Joel 3:19|
"Egjipti do të bëhet shkreti dhe Edomi një shkretëtirë e mjeruar për shkak të dhunës kundër bijve të Judës, sepse kanë derdhur gjak të pafajshëm në vendin e tyre.
-
20
|Joel 3:20|
Por Juda do të mbetet përjetë, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7