-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Malaquías 1:1|
Orakulli i fjalës të Zotit iu drejtua Izraelit me anë të Malakias.
-
2
|Malaquías 1:2|
"Unë ju kam dashur", thotë Zoti. Por ju thoni: "Si na ke dashur?". "Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?", thotë Zoti. "Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin
-
3
|Malaquías 1:3|
dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer në shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve të shkretëtirës.
-
4
|Malaquías 1:4|
Edhe sikur Edomi të thotë: "Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara"", kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.
-
5
|Malaquías 1:5|
Sytë tuaj do të shikojnë dhe ju do të thoni: "Zoti u përlëvdua përtej kufijve të Izraelit"".
-
6
|Malaquías 1:6|
"Një bir nderon të atin dhe një shërbëtor zotin e tij. Në se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe në se jam zot, ku ma kanë frikën?", iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, "që përbuzni
-
7
|Malaquías 1:7|
Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: "Në ç´mënyrë të kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit është e përbuzshme".
-
8
|Malaquías 1:8|
Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
-
9
|Malaquías 1:9|
Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, që ai të ketë mëshirë për ne. "Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t´ju pranojë vallë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
-
10
|Malaquías 1:10|
"Oh, sikur të paktën dikush prej jush t´i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju", thotë Zoti i ushtrive, "dhe as që pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7