-
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Malaquías 2:17|
Ju e lodhni Zotin me fjalët tuaja, dhe megjithatë thoni: "Si e kemi lodhur?". Sepse ju thoni: "Kushdo që vepron keq pëlqehet nga Zoti, i cili kënaqet me të", ose: "Ku është Perëndia i drejtësisë?".
-
1
|Malaquías 3:1|
"Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim për të përgatitur rrugën para meje. Dhe menjëherë Zoti, që ju kërkoni, do të hyjë në tempullin e vet, engjëlli i besëlidhjes që ju kërkoni me endje, ja, do të vijë", thotë Zoti i ushtrive.
-
2
|Malaquías 3:2|
"Po kush do të mund të durojë ditën e ardhjes së tij? Kush do të mund të qëndrojë më këmbë ditën kur ai do të shfaqet? Ai është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve.
-
3
|Malaquías 3:3|
Ai do të ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin; do t´i pastrojë bijtë e Levit dhe do t´i rafinojë si arin e argjendin, me qëllim që ata të mund t´i ofrojnë Zotit një blatim me drejtësi.
-
4
|Malaquías 3:4|
Atëherë oferta e Judës dhe e Jeruzalemit do të pëlqehet nga Zoti, si në kohët e shkuara, si në vitet e mëparshme.
-
5
|Malaquías 3:5|
Kështu unë do t´ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kundër shkelësve të kurorës, kundër atyre që bëjnë betime të rreme, kundër atyre që vjedhin mëditjen e punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin, që dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë", thotë Zoti i ushtrive.
-
6
|Malaquías 3:6|
"Unë jam Zoti, nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij të Jakobit, nuk jeni konsumuar.
-
7
|Malaquías 3:7|
Që në ditët e etërve tuaj ju jeni larguar nga statutet e mia dhe nuk i keni respektuar. Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem tek ju", thotë Zoti i ushtrive. "Por ju thoni: "Si duhet të kthehemi?".
-
8
|Malaquías 3:8|
Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të dhjetën dhe ofertat.
-
9
|Malaquías 3:9|
Mallkimi ju ka qëlluar, sepse më vidhni, po, mbarë kombi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4