-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Miqueas 1:11|
Kalo tutje me lakuriqësi të turpshme, o banore e Shafirit; banorja e Tsaananit nuk del më; zija e Beth-Haetselit do t´ju heqë vendin mbi të cilin rri.
-
12
|Miqueas 1:12|
Banorja e Marothit me të drejtë hidhërohet, sepse një fatkeqësi ka zbritur nga ana e Zotit deri te porta e Jeruzalemit.
-
13
|Miqueas 1:13|
Lidhi kuajt te qerrja, o banore e Lakishit! Ajo ka qënë fillimi i mëkatit për bijën e Sionit, sepse te ti janë gjetur shkeljet e Izraelit.
-
14
|Miqueas 1:14|
Prandaj ti do t´i japësh një dhuratë lamtumire Moresheth-Gathit; shtëpitë e Akzibit do të jenë një zhgënjim për mbretërit e Izraelit.
-
15
|Miqueas 1:15|
Do të të sjell një trashëgimtar të ri, o banore e Mareshahut; lavdia e Izraelit do të arrijë deri në Adullam.
-
16
|Miqueas 1:16|
Pri flokët dhe rruaj kokën për shkak të bijve të kënaqësive të tua. Zgjero shogën tënde si huta, sepse ata do të shkojnë në robëri larg teje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Sofonías 1-3