-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Miqueas 6:11|
Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?
-
12
|Miqueas 6:12|
Pasanikët e tij në fakt janë plot me dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra dhe gjuha e tyre nuk është veçse mashtrim në gojën e tyre.
-
13
|Miqueas 6:13|
Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua.
-
14
|Miqueas 6:14|
Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje; do të vësh mënjanë por nuk do të shpëtosh asgjë, dhe atë që do të shpëtosh do t´ia dorëzoj shpatës.
-
15
|Miqueas 6:15|
Ti do të mbjellësh, por nuk do të korrësh; do t´i shtypësh ullinjtë, por nuk do të lyhesh me vaj; do të bësh musht, por nuk do të pish verë.
-
16
|Miqueas 6:16|
Ju ndiqni statutet e Omrit dhe tërë praktikat e shtëpisë së Ashabit, dhe ju ecni sipas këshillave të tyre, që unë t´ju katandis në një shkreti, dhe banorët e tu në një objekt talljeje. Kështu ju do të mbani turpin e popullit tim!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7