-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Miqueas 7:11|
Kur do të rindërtohen muret e tua, atë ditë kufiri yt do të zgjerohet shumë.
-
12
|Miqueas 7:12|
Atë ditë do të vinë te ti, nga Asiria dhe nga qytetet e tua të fortifikuara, nga qyteti i fortifikuar deri te Lumi, nga deti në det dhe nga mali në mal.
-
13
|Miqueas 7:13|
Por vendi do të katandiset në një shkreti për shkak të banorëve të tu, për shkak të frytit të veprimeve të tyre.
-
14
|Miqueas 7:14|
Kullot popullin tënd me shkopin tënd, kopenë e trashëgimisë sate, që rri i vetmuar në pyllin në mes të Karmelit. Le të kullosin në Bashan dhe në Galaad si në kohërat e lashta.
-
15
|Miqueas 7:15|
"Si në ditët që dole nga vendi i Egjiptit, unë do t´u tregoj atyre gjëra të mrekullueshme".
-
16
|Miqueas 7:16|
Kombet do të shohin dhe do t´u vijë turp për tërë fuqinë e tyre; do të vënë dorën te goja, veshët e tyre do të mbeten të shurdhër.
-
17
|Miqueas 7:17|
Do të lëpijnë pluhurin si gjarpëri, si rrëshqanorët e tokës, do të dalin duke u dridhur nga vendet ku janë fshehur; do të kenë frikë nga Zoti, Perëndia ynë, dhe do të kenë frikë nga ti.
-
18
|Miqueas 7:18|
Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm.
-
19
|Miqueas 7:19|
Atij do t´i vijë përsëri keq për ne, do të shkelë paudhësitë tona, Ti do të hedhësh në fund të detit tërë mëkatet tona.
-
20
|Miqueas 7:20|
Ti do t´ia tregosh besnikërinë tënde Jakobit dhe dhemshurinë tënde Abrahamit, siç iu betove etërve tanë qysh në kohërat e lashta.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7