-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Nahum 2:1|
Ka dalë kundër teje një shkatërrues. Ruaje mirë fortesën, mbikqyr rrugën, forco ijët e tua, mblidh tërë forcat e tua.
-
2
|Nahum 2:2|
Sepse Zoti do të rivendosë lavdinë e Jakobit dhe lavdinë e Izraelit, sepse cubat i kanë plaçkitur dhe kanë shkatërruar shermendet e tyre.
-
3
|Nahum 2:3|
Mburoja e trimave të tij është ngjyrosur me të kuq, trimat e tij janë veshur me rroba të kuqe; ditën që ai përgatit hekuri i qerreve do të nxjerrë shkëndi si zjarri dhe do të vringëllojnë ushtat e qiparisit.
-
4
|Nahum 2:4|
Qerret do të lëshohen me tërbim nëpër rrugë do t´u bien kryq e tërthor shesheve; do të duken si pishtarë, do të vetëtijnë si rrufe.
-
5
|Nahum 2:5|
Ai do të kujtojë burrat e tij të fuqishëm, por ata do të pengohen në marshimin e tyre, do të sulen drejt mureve dhe mbrojtja do të përgatitet.
-
6
|Nahum 2:6|
Portat e lumenjve do të hapen dhe pallati do të shembet.
-
7
|Nahum 2:7|
Atë që rrinte palëvizur do ta zhveshin dhe do ta marrin; shërbëtoret e saj do të vajtojnë me zë si të pëllumbeshës, duke i rënë gjoksit.
-
8
|Nahum 2:8|
Ndonëse Ninive i kohëve të kaluara ishte si një rezervuar uji, tani ata ikin. "Ndaluni, ndaluni!", bërtasin, por askush nuk kthehet.
-
9
|Nahum 2:9|
Plaçkitni argjendin, plaçkitni arin! Ka thesare pa fund, pasuri të çfarëdo sendi të çmuar.
-
10
|Nahum 2:10|
Ai është i shkretuar, bosh dhe i rrënuar; zemra ligështohet, gjunjët dridhen, ka një dhembje të madhe në të gjitha ijët dhe tërë fytyrat e tyre zverdhen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16