-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Sofonías 2:11|
Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t´i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve.
-
12
|Sofonías 2:12|
Edhe ju, Etiopas, do të vriteni nga shpata ime".
-
13
|Sofonías 2:13|
Ai do të shtrijë dorën kundër veriut, do të shkatërrojë Asirinë dhe do ta bëjë Niniven shkreti, një vend të thatë si shkretëtira.
-
14
|Sofonías 2:14|
Në mes të tij do të struken kopetë, tërë kafshët e kombeve; si pelikani ashtu dhe çafka do të kalojnë natën mbi kapitelet e shtyllave të tij; zëri i tyre do të dëgjohet në dritare; shkretimi do të jetë mbi pragje, sepse do të shkatërrojë veshjen me panela kedri.
-
15
|Sofonías 2:15|
Ky është qyteti i qejfeve që rrinte i sigurt dhe thoshte në zemër të vet: "Unë, dhe askush tjetër veç meje". Vallë si u bë një shkreti, një vend ku struken kafshët? Kushdo që do t´i kalojë afër do të fërshëllejë dhe do të tundë dorën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13