- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Crónicas 10:1|
									Filistejtë luftuan kundër Izraelit dhe Izraelitët ikën me vrap para Filistejve dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Crónicas 10:2|
									Filistejtë ndoqën nga afër Saulin dhe bijtë e tij dhe vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij të Saulit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Crónicas 10:3|
									Beteja u bë e ashpër kundër Saulit, harkëtarët e goditën dhe ai u plagos rëndë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Crónicas 10:4|
									Atëherë Sauli i tha shqyrtarit të tij: "Nxirr shpatën tënde dhe më shpo me atë, që këta të parrethprerë të mos vijnë e të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta bënte, sepse ishte trembur  shumë. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh  mbi të.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Crónicas 10:5|
									Kur shqyrtari e tij pa që Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e tij dhe vdiq.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Crónicas 10:6|
									Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Crónicas 10:7|
									Kur të gjithë Izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën Filistejtë dhe u vendosën në vendin e tyre.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Crónicas 10:8|
									Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Crónicas 10:9|
									E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e Filistejve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Crónicas 10:10|
									E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15