-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|1 Crónicas 16:31|
Le të gëzohen qiejtë dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron".
-
32
|1 Crónicas 16:32|
Le të gjëmojë deti dhe tërë ato që janë në të;
-
33
|1 Crónicas 16:33|
atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën.
-
34
|1 Crónicas 16:34|
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
-
35
|1 Crónicas 16:35|
Thoni: "Shpëtona, o Perëndi i shpëtimit tonë! Na mblidh dhe na çliro nga kombet, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të mburremi se të kemi lëvduar".
-
36
|1 Crónicas 16:36|
I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga amshimi në amshim! Dhe tërë populli tha: "Amen", dhe lëvdoi Zotin.
-
37
|1 Crónicas 16:37|
Kështu Davidi la Asafin dhe vëllezërit e tij atje përpara arkës së besëlidhjes të Zotit, me qëllim që të shërbenin vazhdimisht përpara arkës, sipas nevojave të çdo dite,
-
38
|1 Crónicas 16:38|
la edhe Obed-Edomin dhe të gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derëtarë),
-
39
|1 Crónicas 16:39|
dhe priftin Tsadok dhe priftërinjtë vëllezër të tij përpara tabernakullit të Zotit, në vendin e lartë që ishte në Gabaon,
-
40
|1 Crónicas 16:40|
me qëllim që ata t´i ofronin Zotit olokauste mbi altarin e olokausteve, vazhdimisht në mëngjes e në mbrëmje, sipas tërë atyre që janë shkruar në ligjin e Zotit, që ai ia kishte imponuar Izraelit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16