-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Crónicas 17:11|
Kur të mbushen ditët e tua dhe të shkosh të bashkohesh me etërit e tu, unë do të nxjerrë një pasardhësin tënd, që do të jetë një nga bijtë e tu, dhe do ta konsolidoj mbretërinë e tij.
-
12
|1 Crónicas 17:12|
Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e tij përgjithnjë.
-
13
|1 Crónicas 17:13|
Unë do të jem për të një atë dhe ai për mua një bir; dhe nuk do t´ia heq përkrahjen time ashtu siç ia kam hequr atij që të ka paraprirë.
-
14
|1 Crónicas 17:14|
Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë"".
-
15
|1 Crónicas 17:15|
Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij.
-
16
|1 Crónicas 17:16|
Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç´është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?
-
17
|1 Crónicas 17:17|
Megjithatë kjo t´u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi.
-
18
|1 Crónicas 17:18|
Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd.
-
19
|1 Crónicas 17:19|
O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t´i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha.
-
20
|1 Crónicas 17:20|
O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16