-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Crónicas 23:11|
Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.
-
12
|1 Crónicas 23:12|
Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër.
-
13
|1 Crónicas 23:13|
Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t´i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.
-
14
|1 Crónicas 23:14|
Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.
-
15
|1 Crónicas 23:15|
Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri.
-
16
|1 Crónicas 23:16|
Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari.
-
17
|1 Crónicas 23:17|
Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët.
-
18
|1 Crónicas 23:18|
Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari.
-
19
|1 Crónicas 23:19|
Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti.
-
20
|1 Crónicas 23:20|
Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40