-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|1 Crónicas 6:51|
bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,
-
52
|1 Crónicas 6:52|
bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,
-
53
|1 Crónicas 6:53|
bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.
-
54
|1 Crónicas 6:54|
Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;
-
55
|1 Crónicas 6:55|
atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
-
56
|1 Crónicas 6:56|
por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.
-
57
|1 Crónicas 6:57|
Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
-
58
|1 Crónicas 6:58|
Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
-
59
|1 Crónicas 6:59|
Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
-
60
|1 Crónicas 6:60|
Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7