- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									30
									 
									 
									|1 Crónicas 23:30|
									Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje,									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|1 Crónicas 23:31|
									si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|1 Crónicas 23:32|
									Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Crónicas 24:1|
									Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Crónicas 24:2|
									Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Crónicas 24:3|
									Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Crónicas 24:4|
									Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për  bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive  të tyre atërore.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Crónicas 24:5|
									Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Crónicas 24:6|
									Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve  dhe të Levitëve. U hodh në short një  shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Crónicas 24:7|
									I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18