-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Pedro 2:1|
nëse e keni shijuar se Zoti është i mirë.
-
2
|1 Pedro 2:2|
Duke iu afruar atij, si te guri i gjallë, i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë,
-
3
|1 Pedro 2:3|
edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.
-
4
|1 Pedro 2:4|
Sepse në Shkrimet lexohet: "Ja, unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak'.
-
5
|1 Pedro 2:5|
Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: "Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen'.
-
6
|1 Pedro 2:6|
Duke qenë të pabindur, ata pengohen në fjalë, dhe për këtë ata ishin të caktuar.
-
7
|1 Pedro 2:7|
Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme;
-
8
|1 Pedro 2:8|
ju, që dikur nuk ishit një popull, kurse tani jeni populli i Perëndisë; ju, dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar.
-
9
|1 Pedro 2:9|
Shumë të dashur, unë ju këshilloj, si të huaj dhe shtegtarë, të hiqni dorë nga lakmitë e mishit, që luftojnë kundër shpirtit.
-
10
|1 Pedro 2:10|
Silluni mirë ndër johebrenjtë, që aty ku do t´ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13