-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Pedro 4:1|
Sepse për ne është e mjaftueshme koha e jetës që shkuam për të kënaqur gjërat e dëshiruara nga johebrenjtë, kur ecnim në shthurje, në pasione, në dehje, në teprime, në të ngrëna e në të pira dhe në idhujtari të neveritshme.
-
2
|1 Pedro 4:2|
Prandaj u duket çudi që ju nuk rendni me ta në po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq për ju.
-
3
|1 Pedro 4:3|
Ata do të japin llogari para atij që është gati të gjykojë të gjallë e të vdekur.
-
4
|1 Pedro 4:4|
Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve, që ata të gjykohen në mish sipas njerëzve, por të jetojnë në frymë sipas Perëndisë.
-
5
|1 Pedro 4:5|
Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t´iu kushtuar lutjeve.
-
6
|1 Pedro 4:6|
dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse "dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh'.
-
7
|1 Pedro 4:7|
Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
-
8
|1 Pedro 4:8|
Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.
-
9
|1 Pedro 4:9|
Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpa-llë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.
-
10
|1 Pedro 4:10|
Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t´ju provuar, se si ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10