-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Pedro 4:11|
Por gëzohuni, duke qenë pjestarë të mundimeve të Krishtit, që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlloheni.
-
12
|1 Pedro 4:12|
Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet.
-
13
|1 Pedro 4:13|
Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve.
-
14
|1 Pedro 4:14|
por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.
-
15
|1 Pedro 4:15|
Sepse erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden ungjillit të Perëndisë?
-
16
|1 Pedro 4:16|
Dhe "nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?
-
17
|1 Pedro 4:17|
Prandaj edhe ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le t´i besojnë shpirtrat e vet atij, si te Krijuesi besnik, duke bërë të mirën.
-
18
|1 Pedro 4:18|
U bëj thirrje pleqve që janë midis jush, unë që jam plak bashkë me ta dhe dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe që jam gjithashtu pjesëmarrës i lavdisë që ka për t´u zbuluar:
-
19
|1 Pedro 4:19|
ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13