-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Reyes 13:11|
Në Bethel banonte një profet plak; bijtë e tij shkuan e treguan tërë atë që njeriu i Perëndisë kishte bërë atë ditë në Bethel dhe i treguan atit të tyre fjalët që ai i kishte thënë mbretit.
-
12
|1 Reyes 13:12|
I ati i pyeti ata: "Nëpër çfarë rruge iku?". ç´është e vërteta, bijtë e tij e kishin parë nëpër çfarë rruge kishte shkuar njeriu i Perëndisë i ardhur nga Juda.
-
13
|1 Reyes 13:13|
Atëherë ai u tha bijve të tij: "Më shaloni gomarin". I shaluan gomarin dhe ai hipi mbi të;
-
14
|1 Reyes 13:14|
e ndoqi njeriun e Perëndisë dhe e gjeti ulur nën një lis dhe i tha: "A je ti njeriu i Perëndisë që ka ardhur nga Juda?". Ai iu përgjigj: "Jam unë".
-
15
|1 Reyes 13:15|
Atëherë profeti plak i tha: "Eja në shtëpinë time për të ngrënë diçka".
-
16
|1 Reyes 13:16|
Por ai u përgjigj: "Nuk mund të kthehem prapa as të vij me ty, nuk mund të ha bukë dhe të pi ujë me ty në këtë vend,
-
17
|1 Reyes 13:17|
sepse Zoti më ka thënë: "Ti atje nuk do të hash bukë as do të pish ujë, dhe nuk do të kthehesh nëpër rrugën e përshkuar kur shkove".
-
18
|1 Reyes 13:18|
Tjetri i tha: "Edhe unë jam profet si ti; dhe një engjëll më ka folur nga ana e Zotit, duke thënë: "Merre me vete në shtëpinë tënde që të hajë bukë dhe të pijë ujë"". Por ai gënjente.
-
19
|1 Reyes 13:19|
Kështu njeriu i Perëndisë u kthye prapa bashkë me të dhe hëngri bukë në shtëpinë e atij dhe piu ujë.
-
20
|1 Reyes 13:20|
Ndërsa ishin ulur në tryezë, fjala e Zotit iu drejtua profetit që e kishte kthyer prapa;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7