-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Reyes 20:1|
Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi.
-
2
|1 Reyes 20:2|
Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t´i thënë:
-
3
|1 Reyes 20:3|
"Kështu thotë Ben-Hadadi: "Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë"".
-
4
|1 Reyes 20:4|
Mbreti i Izraelit u përgjigj: "Éshtë ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë".
-
5
|1 Reyes 20:5|
Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: "Kështu flet Ben-Hadadi: "Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;
-
6
|1 Reyes 20:6|
por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha gjërat që janë me të shtrenjta për ty"".
-
7
|1 Reyes 20:7|
Atëherë mbreti i Izraelit thirri tërë pleqtë e vendit dhe u tha: "Shikoni, ju lutem, se si ky njeri kërkon shkatërrimin tonë, sepse më ka dërguar të kërkojë gratë e mia dhe bijtë e mi, argjendin dhe arin tim, dhe unë nuk i kam refuzuar asgjë".
-
8
|1 Reyes 20:8|
Tërë pleqtë dhe tërë populli thanë: "Mos e dëgjo dhe mos prano".
-
9
|1 Reyes 20:9|
Ashabi iu përgjigj pastaj lajmëtarëve të Ben-Hadadit: "I thoni mbretit, zotit time: "Të gjitha gjërat që i kërkove shërbëtorit tënd herën e parë do t´i bëj, por këtë nuk mund ta bëj"". Kështu lajmëtarët shkuan t´i njoftojnë përgjigjen Ben-Hadadit.
-
10
|1 Reyes 20:10|
Atëherë Ben-Hadadi i çoi fjalë Ashabit: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq në rast se pluhuri i Samarisë do të mjaftojë që të mbushin grushtat tërë njerëzit që më pasojnë!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7