-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Reyes 21:11|
Njerëzit e qytetit të Nabothit, pleqtë dhe paria që banonin në qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dërguar t´u thoshte, siç ishte shkruar në letrat që u kishte drejtuar.
-
12
|1 Reyes 21:12|
Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit.
-
13
|1 Reyes 21:13|
Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: "Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin". Pastaj e çuan jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai vdiq.
-
14
|1 Reyes 21:14|
Pas kësaj i çuan fjalë Jezebelit: "Nabothi u vra me gurë dhe vdiq".
-
15
|1 Reyes 21:15|
Kur Jezebeli mësoi që Nabothi ishte vrarë me gurë dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: "Çohu dhe shtjere në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel, që ai nuk pranoi të të japë me para, sepse Nabothi nuk jeton më, por ka vdekur".
-
16
|1 Reyes 21:16|
Me të dëgjuar Ashabi që Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis për të shtënë në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel.
-
17
|1 Reyes 21:17|
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me këto fjalë, duke i thënë:
-
18
|1 Reyes 21:18|
"Çohu dhe dil para Ashabit, mbretit të Izraelit, që banon në Samari; Ja, ai është në vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar për ta shtënë në dorë.
-
19
|1 Reyes 21:19|
Do t´i flasësh kështu: Kështu thotë Zoti: "Në fillim vrave një njeri dhe pastaj i rrëmbeve pronën". Pastaj t´i thuash: Kështu thotë Zoti: "Po në atë vend ku qentë kanë lëpirë gjakun e Nabothit, ata kanë për të lëpirë edhe gjakun tënd"".
-
20
|1 Reyes 21:20|
Ashabi i tha Elias: "Më gjete pra, o armiku im?". Elia u përgjigj: "Po, të gjeta, sepse je shitur për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7