-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Reyes 9:21|
domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin arritur t´i shfarosnin, Salomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri në ditën e sotme.
-
22
|1 Reyes 9:22|
Por nga bijtë e Izraelit, Salomoni nuk përdori asnjë për punë të detyruar; ata ishin përkundrazi luftëtarët e tij, shërbëtorët e tij, ministrat e tij, princat e tij, kapedanët e tij, komandantët e qerreve dhe e kalorësve të tij.
-
23
|1 Reyes 9:23|
Shefat e nëpunësve që drejtonin punimet e Salmonit ishin pesëqind e pesëdhjetë veta; ata mbikqyrnin njerëzit që kryenin punimet.
-
24
|1 Reyes 9:24|
Mbas kalimit të vajzës së Faraonit nga qyteti i Davidit në shtëpinë që Salomoni i kishte ndërtuar, ky u mor me ndërtimin e Milos.
-
25
|1 Reyes 9:25|
Tri herë në vit Salomoni ofronte olokauste dhe flijime falënderimi mbi altarin që kishte ndërtuar për Zotin dhe digjte temjan mbi altarin që ndodhej para Zotit. Kështu e mbaroi tempullin.
-
26
|1 Reyes 9:26|
Mbreti Salomon ndërtoi edhe një flotë në Etsion-Geber, në afërsi të Elathit, mbi bregun e Detit të Kuq, në vendin e Edomit.
-
27
|1 Reyes 9:27|
Hirami dërgoi mbi anijet e flotës shërbëtorët e tij, marinarë që e njihnin detin, me qëllim që të punonin me shërbëtorët e Salomonit.
-
28
|1 Reyes 9:28|
Ata shkuan në Ofir, ku morën katërqind e njëzet talente ari dhe ia sollën Salomonit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16