-
-
Bibla Shqiptare
-
-
44
|1 Reyes 7:44|
deti, një i vetëm, dhe dymbëdhjetë qe poshtë detit,
-
45
|1 Reyes 7:45|
vazot, lopatëzat, enët. Të gjitha këto vegla, që Salomoni vuri Hiramin t´i bëjë për shtëpinë e Zotit, ishin prej bronzi të lëmuar.
-
46
|1 Reyes 7:46|
Mbreti i shkriu në fushën e Jordanit në një tokë argjilore, midis Sukothit dhe Tsarethanit.
-
47
|1 Reyes 7:47|
Salomoni nuk u kujdes t´i peshojë tërë këto vegla, sepse ishin shumë; pesha e bronzit nuk u përcaktua.
-
48
|1 Reyes 7:48|
Salomoni bëri që të prodhohen tërë orenditë e shtëpisë të Zotit: altari prej ari, tryeza prej ari mbi të cilën viheshin bukët e paraqitjes;
-
49
|1 Reyes 7:49|
shandanët prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë përpara vendit shumë të shenjtë, me lulet, me llambat dhe me gërshërët prej ari;
-
50
|1 Reyes 7:50|
kupat, thikat, vazot e mëdha, lugët dhe mangallët prej ari të kulluar; dhe menteshat prej ari të portave të shtëpisë së brendshme (domethënë të vendit shumë të shenjtë) dhe portat në hyrje të vetë tempullit.
-
51
|1 Reyes 7:51|
Kështu përfundoi tërë puna që mbreti Salomon kishte bërë për shtëpinë e Zotit. Pastaj Salomoni solli argjendin, arin dhe veglat, të cilat i kishte shenjtëruar Davidi, ati i tij, dhe i vendosi në thesaret e shtëpisë të Zotit.
-
1
|1 Reyes 8:1|
Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.
-
2
|1 Reyes 8:2|
Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hechos 13-15