-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|1 Samuel 17:41|
Edhe Filisteu përparoi duke iu afruar gjithnjë e më tepër Davidit, ndërsa shqyrtari i tij e paraprinte.
-
42
|1 Samuel 17:42|
Filisteu shikonte me kujdes dhe, me të parë Davidin, e përçmoi sepse ishte vetëm një i ri, kuqalash dhe i hijshëm.
-
43
|1 Samuel 17:43|
Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallë një qen që po del kundër meje me shkop në dorë?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin në emër të perëndive të tij.
-
44
|1 Samuel 17:44|
Pastaj Filisteu i tha Davidit: "Eja këtu, dhe unë do t´ia jap mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të fushave".
-
45
|1 Samuel 17:45|
Atëherë Davidi iu përgjegj Filisteut: "Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer.
-
46
|1 Samuel 17:46|
Pikërisht sot Zoti do të të dorëzojë në duart e mia; dhe unë do të të rrëzoj, do të pres kokën tënde dhe do t´u jap pikërisht sot kufomat e ushtrisë së Filistejve shpendëve të qiellit dhe bishave të tokës, me qëllim që gjithë dheu të mësojë se ka një Perëndi në Izrael.
-
47
|1 Samuel 17:47|
Atëherë gjithë kjo turmë do të mësojë që Zoti nuk të shpëton me anë të shpatës as me anë të shtizës; sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t´ju dorëzojë në duart tona".
-
48
|1 Samuel 17:48|
Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t´u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut;
-
49
|1 Samuel 17:49|
vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me hobenë dhe e goditi në ballë Filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë.
-
50
|1 Samuel 17:50|
Kështu Davidi me një hobe dhe një gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithëse Davidi nuk kishte asnjë shpatë në dorë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4