- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Samuel 1:11|
									Pastaj lidhi një kusht, duke thënë: "O Zot i ushtrive, në se vërtetë interesohesh për fatkeqësinë që i ka rënë shërbëtores sate, në se ti më mban mend mua dhe nuk e harron shërbëtoren tënde, por dëshiron  t´i japësh shërbëtores sate një fëmijë  mashkull, unë do t´ja jap Zotit për të gjitha ditët e jetës së tij dhe brisku nuk ka për të kaluar mbi kokën e tij".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Samuel 1:12|
									Ndërsa ajo e zgjaste lutjen e saj përpara Zotit, Eli shikonte me kujdes gojën e saj.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Samuel 1:13|
									Ana fliste në zemër të saj; vetëm buzët i lëviznin, por zëri saj nuk dëgjohej; pikërisht për këtë Eli mendonte që ishte e dehur.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Samuel 1:14|
									Kështu Eli i tha: "Deri kur do të jesh e dehur? Të daltë pija!".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Samuel 1:15|
									Por Ana u përgjegj dhe tha: "Jo, imzot, unë jam një grua e vrarë në frym dhe nuk kam pirë as verë, as pije të tjera dehëse, por isha duke hapur zemrën time para Zotit.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Samuel 1:16|
									Mos mendo se shërbëtorja jote është një grua e çoroditur, sepse ka qënë dhëmbja dhe hidhërimi i pamasë që më shtynë të flas deri tani".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Samuel 1:17|
									Atëherë Eli iu përgjegj: "Shko në paqe dhe Perëndia i Izraelit të dhëntë atë që i kërkove".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Samuel 1:18|
									Ajo u përgjegj: "Shërbëtorja jote pastë gjetur hirin në sytë e tu". Kështu gruaja iku në rrugën e saj, nisi të ushqehet dhe pamja e saj nuk ishte më e trishtuar.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Samuel 1:19|
									Ata u ngritën herët në mëngjes dhe ranë përmbys përpara Zotit; pastaj u nisën dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Ramah. Elkanahu njohu Anën, bashkëshorten e tij, dhe Zoti u kujtua për të.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Samuel 1:20|
									Në kohën e caktuar, Ana mbeti me barrë dhe lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Samuel, duke thënë: "Sepse ia kërkova Zotit".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18