- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Samuel 21:1|
									Pastaj Davidi shkoi në Nob tek prifti Ahimelek; Ahimeleku i doli përpara Davidit duke u dridhur dhe i tha: "Pse je vetëm dhe nuk ka njeri me ty?".									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Samuel 21:2|
									Davidi iu përgjegj priftit Ahimelek: "Mbreti më urdhëroi diçka dhe më tha: "Asnjeri të mos dijë kurrgjë për çështjen për të cilën po të dërgoj dhe për atë që të kam urdhëruar". Njerëzti e mi i kam drejtuar në filan vend.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Samuel 21:3|
									Dhe tani çfarë ke në dorë? Më jep pesë bukë ose çfarë të kesh".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Samuel 21:4|
									Prifti iu përgjegj Davidit, duke thënë: "Nuk kam bukë të zakonshme, ka vetëm bukë të shenjtëruar, me kusht që burrat e tu t´u jenë përmbajtur së paku kontakteve me gratë".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Samuel 21:5|
									Davidi iu përgjegj priftit: "Kemi mbetur pa gra, qysh se jemi nisur, tri ditë më parë; enët e njerëzve të mi janë të pastra; në fakt edhe buka është e zakonshme, megjithëse sot është shenjtëruar në enët".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Samuel 21:6|
									Kështu prifti i dha bukën e shenjtëruar, sepse aty nuk kishte tjetër bukë veç asaj të paraqitjes, që ishte hequr nga prania e Zotit, për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë në çastin kur hiqet.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Samuel 21:7|
									Atë ditë ndodhej aty një nga shërbëtorët e Saulit, që qëndronte para Zotit; quhej Doeg, Edomiti, kryebariu i Saulit.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Samuel 21:8|
									Davidi i tha Ahimelekut: "Mos ke rastësisht për kollaj ndonjë shtizë a një shpatë? Mbasi unë nuk kam marrë me vete as shpatën, as armët e mia, sepse detyra e ngarkuar nga mbreti ishte urgjente".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Samuel 21:9|
									Prifti u përgjegj: "Éshtë shpata e Goliathit, Filisteut, që ti vrave në luginën e Terebintos; është aty prapa efodit, e mbështjellë me një pëlhurë; në rast se e do, merre, sepse këtu nuk kemi tjetër  veç kësaj". Davidi tha: "Asnjë nuk ia kalon  asaj; nëma!".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Samuel 21:10|
									Atë ditë Davidi u ngrit dhe iku nga prania e Saulit; ai shkoi në Akish, te mbreti i Gathit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18