- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Samuel 22:1|
									Pastaj Davidi u nis që andej dhe u strehua në shpellën e Adulamit; kur vëllezërit e tij dhe tërë shtëpia e atit të tij e mësuan, zbritën aty poshtë tek ai.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Samuel 22:2|
									Dhe tërë ata që hasnin vështirësi, që kishin borxhe o që ishin të pakënaqur u mblodhën pranë tij dhe ai u bë kreu i tyre. Ishin me të rreth katërqind veta.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Samuel 22:3|
									Që andej Davidi shkoi në Mitspah të Moabit dhe i tha mbretit të Moabit: "Lejo që ati dhe nëna ime të vijnë dhe të banojnë me ju, deri sa unë të mësoj se çfarë do të bëjë Perëndia për mua".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Samuel 22:4|
									Kështu ai i çoi para mbretit të Moabit, dhe ata qëndruan me të tërë kohën që Davidi ndodhej në fortesë.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Samuel 22:5|
									Pastaj profeti Gad i tha Davidit: "Mos qëndro më në fortesë, por nisu dhe shko në vendin e Judës". Atëherë Davidi u nis dhe shkoi në pyllin e Herethit.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Samuel 22:6|
									Kur Sauli mësoi që Davidi dhe njerëzit që ishin me të qenë zbuluar (Sauli ndodhej atëherë në Gibeah poshtë nën drurin e marinës në Ramah, me ushtën e tij në dorë dhe të gjithë shërbëtorët e tij e rrethonin).									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Samuel 22:7|
									Sauli u tha shërbëtorëve që i rrinin rreth e qark: "Më dëgjoni tani, Beniaminitë! Biri i Isait do t´ju japë juve ara dhe vreshta. Do t´ju bëjë të gjithëve komandantë të mijëshëve dhe qindëshëve?									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Samuel 22:8|
									Të gjithë ju keni komplotuar, dhe asnjë nga ju nuk më ka informuar për besëlidhjen, që im bir ka lidhur me birin e Isait; dhe nuk ka asnjë prej jush që t´i vijë keq për mua dhe të më njoftojë që im  bir ka ngritur kundër meje shërbëtorin tim që  të më kurdisë kurthe siç bën sot?".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Samuel 22:9|
									U përgjegj atëherë Idumei Doeg, që rrinte në krye të shërbëtorëve të Saulit, dhe tha: "Unë e pashë birin e Isait kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Samuel 22:10|
									ky është këshilluar me Zotin lidhur me të, i dha ushqime dhe i dorëzoi shpatën e Filisteut Goliath".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15