-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Samuel 30:21|
Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.
-
22
|1 Samuel 30:22|
Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davdin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t´u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave dhe fëmijve të secilit; t´i marrin dhe të ikin!".
-
23
|1 Samuel 30:23|
Por Davidi tha: "Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë duke na mbrojtur dhe duke vënë në duart tona bandën që kishte ardhur kundër nesh.
-
24
|1 Samuel 30:24|
Po kush do t´ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t´i ndajmë pjesët bashkë".
-
25
|1 Samuel 30:25|
Qysh prej asaj dite u veprua kështu; Davidi e bëri atë statut dhe normë për Izraelin deri në ditën e sotme.
-
26
|1 Samuel 30:26|
Kur Davidi u kthye në Tsiklag, një pjesë të plaçkës ua dërgoi pleqve të Judës, miq të tij, duke thënë: "Ja një dhuratë e ardhur nga plaçka që u morëm armiqve të Zotit".
-
27
|1 Samuel 30:27|
U dërgoi atyre të Bethelit, të Ramothit të Negevit dhe atyre të Jatirit,
-
28
|1 Samuel 30:28|
atyre të Areorit, atyre të Sifmothit, atyre të Eshtemoas,
-
29
|1 Samuel 30:29|
atyre të Rakalit, atyre të qyteteve të Jerameelitëve dhe atyre të qyteteve të Kenejve,
-
30
|1 Samuel 30:30|
atyre të Hormahut, atyre të Kor-Ashanit, atyre të Athakut,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19