- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Samuel 6:11|
									Pastaj vendosën mbi qerre arkën e Zotit dhe shportën me minjtë prej ari dhe figurat e hemorroideve.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Samuel 6:12|
									Atëherë lopët u nisën pikërisht në drejtim të Beth-Shemeshit, duke ndjekur gjithnjë atë rrugë dhe duke pëllitur ndërsa po ecnin, pa u kthyer as djathtas, as majtas. Princat e Filistejve i ndoqën deri në kufirin e Beth-Shemeshit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Samuel 6:13|
									Banorët e Beth-Shemeshit ishin duke korrur grurin në luginë; duke ngritur sytë, panë arkën dhe u gëzuan qe e panë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Samuel 6:14|
									Qerrja, pasi arriti në kampin e Jozueut në Beth-Shemesh, u ndal aty. Aty kishte një gur të madh; kështu ata çanë lëndën e drurit të qerres dhe i ofruan lopët si olokauste të Zotit.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Samuel 6:15|
									Levitët hoqën arkën e Zotit dhe shportën që i rrinte pranë dhe në të cilën gjendeshin sendet prej ari, dhe i vendosëm mbi një gur të madh. Po atë ditë njerëzit e Beth-Shemeshit ofruan dhe i bënë flijime Zotit.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Samuel 6:16|
									Mbasi pesë princat e Filistejve panë këtë gjë, po atë ditë u kthyen në Ekron.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Samuel 6:17|
									Këto janë hemorroidet prej ari që Filistejtë i dërguan Zotit si ofertë zhdëmtimi; një për Ashdodin, një për Gazën, një për Askalonin, një për Gathin, një për Ekronin;									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Samuel 6:18|
									dhe minjtë prej ari simbas numrit të të gjitha qyteteve të Filistejve që u përkisnin pesë princëve, nga qytetet e fortifikuara deri në fshatrat e fushës, deri në gurin e madh e mbi të cilin u vendos  arka e Zotit dhe që qëndron deri në ditën  e sotme në fushën e Jozueut, Bethshemitit.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Samuel 6:19|
									Zoti goditi disa njerëz të Beth-Shemeshit, sepse kishin shikuar brenda arkës së Zotit; ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit. Populli mbajti zi për ta, sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Samuel 6:20|
									Njerëzit e Beth-Shemeshit thanë: "Kush mund të rezistojë përpara Zotit, këtij Perëndie të shenjtë? Nga kush do të ngjitet arka, kur të niset nga ne?".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18