- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Samuel 9:1|
									Kishte një njeri të Beniaminit, që quhej Kish, ishte bir i Abielit, bir i Tserorit, bir i Bekorathit, bir i Afiahut, bir i një Beniaminiti, një njeri i fortë dhe trim.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Samuel 9:2|
									Ai kishte një djalë të quajtur Saul, i ri dhe i bukur, ndër bijtë e Izraelit nuk kishte asnjë më të bukur se ai; që nga supet e lart, ai ua kalonte, për shtat, gjithë njerëzve të tjerë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Samuel 9:3|
									Gomarët e Kishit, atit të Saulit, kishin humbur; Kishi i tha të birit, Saulit: "merr me vete një nga shërbëtorët, çohu dhe shko të kërkosh gomarët".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Samuel 9:4|
									Kështu ai kaloi nëpër krahinën malore të Efraimit dhe përshkoi vendin e Shalishas, pa i gjetur; pastaj kaloi nëpër vendin e Shaalimit, por nuk ishin as aty; përshkuan pastaj vendin e Beniaminitëve, por nuk i gjetën as aty.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Samuel 9:5|
									Kur arritën në vendin e Tsufit, Sauli i tha shërbëtorit të tij që ishte me të: "Çohu, të kthehemi, që të mos ndodhë që im atë të heqë mendjen nga gomaret dhe të fillojë të shqetësohet për ne".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Samuel 9:6|
									Shëbëtori i tha: "Ja, në këtë qytet jeton një njeri i Perëndisë, që e nderojnë shumë; tërë ato që ai thotë, realizohen pa tjetër. Tani le të shkojmë atje; ndofta do të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Samuel 9:7|
									Sauli i tha shërbëtorit të tij: "Por ja, në qoftë se shkojmë, çfarë t´i çojmë njeriut të Perëndisë? Sepse buka e thasëve tanë ka mbaruar dhe nuk kemi asnjë dhuratë për t´i çuar njeriut të Perëndisë. Çfarë kemi me vete?".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Samuel 9:8|
									Dhe shërbëtori iu përgjegj Saulit, duke thënë: "Ja, unë kam në dorë një çerek sikli prej argjendi; do t´ia jap njeriut të Perëndisë dhe ai do të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Samuel 9:9|
									(Në të kaluarën në Izrael, kur dikush shkonte për t´u këshilluar me Perëndinë, thoshte: "Çohu të shkojmë te shikuesi", sepse profeti i sotëm në të kaluarën quhej shikues).									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Samuel 9:10|
									Atëherë Sauli i tha shërbëtorit të tij: "Mirë e the. Çohu të shkojmë!". Dhe u drejtuan nga qyteti ku gjendej njeriu i Perëndisë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18