- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Samuel 5:4|
									Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Samuel 5:5|
									Prandaj, deri ditën e sotme, priftërinjtë e Dagonit dhe tërë ata që hyjnë në tempullin e Dagonit nuk vënë këmbë mbi pragun e Dagonit në Ashdod.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Samuel 5:6|
									Pastaj dora e Zotit rëndoi mbi banorët e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Samuel 5:7|
									Kur banorët e Ashdodit panë që punët shkonin në atë mënyrë, ata thanë: "Arka e Perëndisë të Izraelit nuk duhet të mbetet në mes nesh, sepse dora e tij ka qenë e rëndë me ne dhe me Dagonin, perëndinë tonë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Samuel 5:8|
									Kështu ata mblodhën pranë tyre tërë princat e Filistejve dhe thanë: "Çfarë duhet të bëjmë me arkën e Perëndisë të Izraelit?". Princat u përgjegjën: "Të mbartet arka e Perëndisë të Izraelit në Gatha".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Samuel 5:9|
									Kështu arka e Perëndisë të Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit të saj, dora e Zotit u kthye kundër atij qyteti, duke i shkaktuar një lemeri të madhe; dhe Zoti i goditi njerëzit e qytetit,  të mëdhenj e të vegjël, me një epidemi hemoroidesh.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Samuel 5:10|
									Atëherë arkën e Perëndisë e dërguan në Ekron. Por, sapo arka e Perëndisë arriti në Ekron, banorët e Ekronit protestuan duke thënë: "Kanë sjellë arkën e Perëndisë të Izraelit te ne, që të vdesim ne dhe populli ynë!".									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Samuel 5:11|
									Kështu mblodhën tërë pincat e Filistejve dhe u thanë: "Largojeni arkën e Perëndisë të Izraelit; ajo të kthehet në vendin e saj, që të mos shkaktojë vdekjen tonë dhe të popullit tonë!". Në fakt ishte  përhapur një lemeri vdekjeprurëse në të  gjithë qytetin, sepse dora e Perëndisë rëndonte shumë mbi të.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Samuel 5:12|
									Ata që nuk vdisnin prekeshin nga hemoroidet, dhe britmat e qytetit ngjiteshin deri në qiell.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Samuel 6:1|
									Arka e Zotit mbeti shtatë muaj në vendin e Filistejve.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18