-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|1 Samuel 14:5|
Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.
-
6
|1 Samuel 14:6|
Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".
-
7
|1 Samuel 14:7|
Shqyrtari i tij iu përgjegj: "Bëj ç´ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote".
-
8
|1 Samuel 14:8|
Atëherë Jonathani tha: "Ja, ne do të shkojmë drejt atyre njerëzve dhe do t´i bëjmë që të na shohin.
-
9
|1 Samuel 14:9|
Po të na thonë: "Ndaluni deri sa t´ju arrijmë", ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata;
-
10
|1 Samuel 14:10|
por në rast se na thonë: "Ejani te ne", ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë".
-
11
|1 Samuel 14:11|
Kështu të dy u panë nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejtë thanë: "Ja Hebrenjtë që po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!".
-
12
|1 Samuel 14:12|
Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t´ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".
-
13
|1 Samuel 14:13|
Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
-
14
|1 Samuel 14:14|
Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13