-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|1 Samuel 17:5|
Kishte në kokë një helmetë prej bronzi, ishte veshur me një parzmore, pesha e të cilit ishte pesë mijë sikla bronzi;
-
6
|1 Samuel 17:6|
në këmbë kishte këmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante një ushtë prej hekuri.
-
7
|1 Samuel 17:7|
Maja e ushtës së tij ishte si shuli i një endësi dhe peshonte gjashtë qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.
-
8
|1 Samuel 17:8|
Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t´u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një Filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje.
-
9
|1 Samuel 17:9|
Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni".
-
10
|1 Samuel 17:10|
Pastaj Filisteu shtoi: "Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!".
-
11
|1 Samuel 17:11|
Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të Filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.
-
12
|1 Samuel 17:12|
Davidi ishte biri i atij Efrateut të Betlemit të Judës, që mbante emrin Isai dhe kishte tetë bij. Në kohën e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrë në moshë.
-
13
|1 Samuel 17:13|
Tre bijtë më të mëdhenj të Isait kishin shkuar në luftë me Saulin: emrat e tre bijve të tij që kishin shkuar në luftë ishin: Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.
-
14
|1 Samuel 17:14|
Davidi ishte më i riu dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10