-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|1 Samuel 18:17|
Pastaj Sauli i tha Davidit: "Ja Merabi, bija ime më e madhe; do të ta jap për grua; u bëfsh për mua një bir trim dhe març pjesë në betejat e Zotit". Sauli mendonte kështu: "Të mos jetë dora ime ta godasë, por dora e Filisejve".
-
18
|1 Samuel 18:18|
Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Kush jam unë dhe çfarë është jeta ime dhe familja e atit tim në Izrael, që unë të bëhem dhëndri i mbretit?".
-
19
|1 Samuel 18:19|
Kur erdhi çasti për t´ia dhënë Davidit Merabin, bijën e Saulit, atë ia dhanë për grua Meholathitit Adriel.
-
20
|1 Samuel 18:20|
Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; këtë ia njoftuan Saulit dhe kjo gjë i pëlqeu.
-
21
|1 Samuel 18:21|
Kështu Sauli mendoi: "Do t´ia jap, në mënyrë që ky të jetë një lak për të dhe ai të bjerë në duart e Filistejve".
-
22
|1 Samuel 18:22|
Pas kësaj Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: "Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: "Ja, mbreti ështëi kënaqur nga ti dhe të gjithë shërbëtorët e tij të duan, prandaj bëhu dhëndri i mbretit".
-
23
|1 Samuel 18:23|
Shërbëtorët e Saulit ia çuan këto fjalë Davidit. Por Davidi u përgjegj: "Ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit?. Unë jam një njeri i varfër dhe nga shtresë e ulët".
-
24
|1 Samuel 18:24|
Shërbëtorët i njoftuan Saulit: "Davidi u përgjegj në këtë mënyrë".
-
25
|1 Samuel 18:25|
Atëherë Sauli tha: "Do t´i thoni kështu Davidit: "Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t´u hakmarrë me armiqtë e mbretit"". Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve.
-
26
|1 Samuel 18:26|
Kur shërbëtorët i njoftuan Davidit këto fjalë, Davidit iu duk gjë e mirë të bëhej dhëndër i mbretit. Ditët e caktuara nuk kishin kaluar akoma,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10