-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|1 Samuel 20:13|
Zoti le t´i bëjë këtë gjë Jonathanit, madje edhe më keq. Në qoftë se përkundrazi im atë ka ndërmend të të bëjë një të keqe, unë do të të njoftoj dhe do të lë të shkosh me qëllim që ti të shkosh në paqe; dhe Zoti qoftë me ty, ashtu siç ka qenë me atin tim!
-
14
|1 Samuel 20:14|
Deri sa të jem gjallë, a nuk do të përdorësh ndaj meje mirësinë e Zotit, me qëllim që mos vritem?".
-
15
|1 Samuel 20:15|
Por nuk do të heqësh dorë kurrë të përdorësh mirësinë ndaj shtëpisë sime, as atëherë kur Zoti të ketë shfarosur nga faqja e dheut tërë armiqtë e Davidit".
-
16
|1 Samuel 20:16|
Kështu Jonathani lidhi një besëlidhje me shtëpinë e Davidit, duke thënë: "Zoti t´u kërkojë llogari armiqve të Davidit për gjakun!".
-
17
|1 Samuel 20:17|
Për hir të dashurisë që kishte për të, Jonathani e vuri përsëri Davidin të betohet, sepse ai e donte si shpirtin e vet.
-
18
|1 Samuel 20:18|
Pastaj Jonathani i tha: "Nesër fillon hëna e re dhe mungesa jote do të bjerë në sy, sepse vendi yt do të mbetet bosh.
-
19
|1 Samuel 20:19|
Do të lësh të kalojmë tri ditë, pastaj do të zbresësh me të shpejtë dhe do të shkosh në vendin ku u fshehe ditën e ngjarjes, dhe do të rrish pranë gurit të Ezelit.
-
20
|1 Samuel 20:20|
Unë do të hedh tri shigjeta përbri gurit sikur të gjuaja në shenjë.
-
21
|1 Samuel 20:21|
Pastaj do të dërgoj një djalosh, duke i thënë: "Shko të kërkosh shtigjeta". Në rast se i them djaloshit: "Shiko, shigjetat janë nga ana jote, prandaj merri!" atëherë eja sepse, ashtu si Zoti jeton, punët të ecin mbarë ty dhe nuk ka asnjë rrezik.
-
22
|1 Samuel 20:22|
Në qoftë se përkundrazi i them djaloshit: "Shiko, shigjetat janë matanë teje", atëherë shko, sepse Zoti të bën të ikësh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10