-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Timoteo 1:11|
Dhe e falënderoj Krishtin Zotin tonë, që më bën të fortë, sepse më çmoi të denjë për t´u besuar, duke më vënë në shërbimin e tij,
-
12
|1 Timoteo 1:12|
që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m´u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;
-
13
|1 Timoteo 1:13|
kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin.
-
14
|1 Timoteo 1:14|
Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t´u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.
-
15
|1 Timoteo 1:15|
Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.
-
16
|1 Timoteo 1:16|
Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
-
17
|1 Timoteo 1:17|
Po ta besoj këtë detyrë, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të bësh luftimin e mirë,
-
18
|1 Timoteo 1:18|
duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë, sepse disa, duke e hedhur poshtë, u bënë lundërthyerje në besim.
-
19
|1 Timoteo 1:19|
Ndër këta janë Imeneu dhe Aleksandri, të cilët unë i dorëzova në duart e Satanit që të mësojnë të mos blasfemojnë.
-
20
|1 Timoteo 1:20|
Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7