-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Timoteo 4:1|
që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,
-
2
|1 Timoteo 4:2|
të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.
-
3
|1 Timoteo 4:3|
Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s´është për t´u hedhur, nëse merret me falënderim,
-
4
|1 Timoteo 4:4|
sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
-
5
|1 Timoteo 4:5|
Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.
-
6
|1 Timoteo 4:6|
Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,
-
7
|1 Timoteo 4:7|
sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.
-
8
|1 Timoteo 4:8|
Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t´u pranuar në çdo mënyrë.
-
9
|1 Timoteo 4:9|
Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
-
10
|1 Timoteo 4:10|
Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10