-
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|1 Timoteo 5:24|
Gjithashtu edhe veprat e mira duken; por edhe ato që janë ndryshe nuk mund të mbeten të fshehura.
-
25
|1 Timoteo 5:25|
Të gjithë skllevërit që janë nën zgjedhë le t´i çmojnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos shuhen emri i Perëndisë dhe doktrina.
-
1
|1 Timoteo 6:1|
Edhe ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, të mos i përbuzin sepse janë vëllezër, por t´u shërbejnë edhe më mirë, sepse ata që kanë dobi nga shërbimi i tyre janë besimtarë dhe të dashur. Mëso këto gjëra dhe i këshillo.
-
2
|1 Timoteo 6:2|
Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë,
-
3
|1 Timoteo 6:3|
ai mbahet më të madh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e të zënit me fjalë, prej nga lindin smira, grindja, të sharat, dyshimet e këqija,
-
4
|1 Timoteo 6:4|
debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre.
-
5
|1 Timoteo 6:5|
Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.
-
6
|1 Timoteo 6:6|
Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë, dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete;
-
7
|1 Timoteo 6:7|
por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.
-
8
|1 Timoteo 6:8|
Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13