-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|2 Reyes 7:7|
Prandaj ata, në muzg, ishin ngritur dhe kishin ikur duke braktisur çadrat, kuajt dhe gomarët e tyre, tërë kampin siç ishte; kishin ikur kështu për të shpëtuar kokën.
-
8
|2 Reyes 7:8|
Kur arritën në skajin e kampit, këta lebrozë hynë në një çadër, ku hëngrën e pinë; morën me vete argjend, ar dhe rroba, dhe shkuan t´i fshehin. Pastaj u kthyen dhe hynë në një çadër tjetër; edhe andej morën shumë gjëra dhe shkuan t´i fshehin.
-
9
|2 Reyes 7:9|
Pastaj thanë midis tyre: "Nuk veprojmë mirë kështu; kjo është ditë sihariqi, por ne nuk hapim as gojën. Në rast se presim deri në mëngjes, mund të pësojmë ndonjë ndëshkim. Prandaj tani të nxitojmë dhe të shkojmë të njoftojmë shtëpinë e mbretit".
-
10
|2 Reyes 7:10|
Kështu shkuan dhe thirrën rojet e qytetit, jua njoftuan gjendjen duke thënë: "Kemi shkuar në kampin e Sirëve dhe ja, nuk kishte njeri dhe as nuk dëgjohej zë njeriu; aty kishte vetëm kuaj dhe gomarë të lidhur dhe çadra të paprekura".
-
11
|2 Reyes 7:11|
Atëherë rojet thirrën dhe e çuan lajmin brenda shtëpisë së mbretit.
-
12
|2 Reyes 7:12|
Kështu mbreti u ngrit natën dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Do t´ju them unë ç´na kanë bërë Sirët. Duke ditur që ne jemi të uritur dolën nga kampi për t´u fshehur në fushë, duke thënë: "Si të dalim
-
13
|2 Reyes 7:13|
Një nga shërbëtorët e tij iu përgjigj: "Të lutem, lejo që disa njerëz të marrin pesë nga kuajt që akoma mbeten në qytet. Ja, ata do të jenë e shumta si shumica e Izraelit që ka mbetur në qytet, ose si shumica e Izraezlit që tashmë ka vdekur; t´i çojmë, pra, të shohin".
-
14
|2 Reyes 7:14|
Morën, pra, dy qerre me kuajt e tyre dhe mbreti i dërgoi në gjurmët e ushtrisë së Sirëve, duke thënë: "Shkoni dhe shikoni".
-
15
|2 Reyes 7:15|
Kështu ata shkuan prapa tyre deri në Jordan; por ja, tërë rruga ishte plot me rroba dhe me armë që sirët i kishin hedhur rrugës gjatë ikjes së tyre të nxituar. Pastaj lajmëtarët u kthyen dhe ia njoftuan gjendjen mbretit.
-
16
|2 Reyes 7:16|
Atëherë populli doli jashtë dhe plaçkiti kampin e Sirëve; një masë maje mielli kushtonte një sikël, dhe dy masa elbi kushtonin gjithashtu një sikël, sipas fjalës së Zotit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7