-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|2 Reyes 8:7|
Pastaj Eliseu shkoi në Damask. Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, ishte i sëmurë dhe e njoftuan: "Njeriu i Perëndisë ka ardhur deri këtu".
-
8
|2 Reyes 8:8|
Atëherë mbreti i tha Hazaelit: "Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë, dhe këshillohu nëpërmjet tij me Zotin, duke thënë: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
-
9
|2 Reyes 8:9|
Kështu Hazaeli shkoi të takohet me Eliseun duke sjellë si dhuratë gjërat më të mira të Damaskut: një ngarkesë prej dyzet devesh. Pastaj ai vajti, u paraqit tek ai dhe i tha: "Biri yt Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, më ka dërguar te ti për të pyetur: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
-
10
|2 Reyes 8:10|
Eliseu iu përgjigj: "Shko t´i thuash: "Do të shërohesh me siguri". Por Zoti më bën të shoh se ai ka për të vdekur me siguri".
-
11
|2 Reyes 8:11|
Pastaj ai e ngurtësoi fytyrën me një shikim të ngulët deri sa u skuq; pastaj njeriu i Perëndisë filloi të qajë.
-
12
|2 Reyes 8:12|
Atëherë Hazaeli pyeti: "Pse po qan zoti im?". Ai u përgjigj: "Sepse e di të keqen që do t´u bësh bijve të Izraelit: do t´u vësh flakën fortesave të tyre, do të vrasësh me shpatë të rinjtë e tyre, do t´i bësh copë-copë fëmijët e tyre dhe do t´i çash barkun grave me barrë".
-
13
|2 Reyes 8:13|
Hazaeli tha: "Por ç´është, vallë shërbëtori yt, një qen, që të bëj këtë hata?". Eliseu u përgjigj: "Zoti më bën të shoh që ti do të bëhesh mbret i Sirisë".
-
14
|2 Reyes 8:14|
Pastaj Hazaeli u largua nga Eliseu dhe u kthye te zoti e tij, që e pyeti: "Çfarë të tha Eliseu?". Ai u përgjigj: "Më tha që do të shërohesh me siguri".
-
15
|2 Reyes 8:15|
Të nesërmen Hazaeli mori një batanije e zhyti në ujë dhe e shtriu mbi fytyrën e mbretit që vdiq. Kështu Hazaeli mbretëroi në vend të tij.
-
16
|2 Reyes 8:16|
Vitin e pestë të Joramit, birit të Ashabit, mbret i Izraelit, Jehorami, bir i Jozafatit, mbret i Judës, filloi të mbretërojë mbi Judën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10