-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Reyes 4:11|
Një ditë që Eliseu po kalonte andej shkoi në dhomën lart dhe u shtri.
-
12
|2 Reyes 4:12|
Pastaj i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: "Thirre këtë Shunamite". Ai e thirri dhe ajo u paraqit përpara tij.
-
13
|2 Reyes 4:13|
Pastaj Eliseu i tha shërbëtorit të tij: "I thuaj kështu: "Ja, ti ke treguar një kujdes të veçantë për ne; çfarë mund të bëj për ty? A dëshiron t´i them diçka në emrin tënd mbretit apo komandantit të ushtrisë?"". Ajo u përgjigj:
-
14
|2 Reyes 4:14|
"Unë jetoj në mes të popullit tim". Atëherë Eliseu i tha: "Çfarë mund të bëj për të?". Gehazi u përgjigj: "Të thuash të vërtetën, ajo nuk ka fëmijë dhe burri i saj është i vjetër".
-
15
|2 Reyes 4:15|
Eliseu i tha: "Thirre!". Ai e thirri dhe ajo u ndal te porta.
-
16
|2 Reyes 4:16|
Atëherë Eliseu i tha: "Në këtë stinë, mot, ti do të përqafosh një bir". Ajo u përgjigj: "Jo, imzot; o njeri i Perëndisë, mos e gënje shërbëtoren tënde!".
-
17
|2 Reyes 4:17|
Gruaja mbeti me barrë dhe lindi një djalë vitin tjetër, në po atë stinë siç i kishte thënë Eliseu.
-
18
|2 Reyes 4:18|
Fëmija u rrit; një ditë që kishte vajtur tek i ati bashkë me korrësit,
-
19
|2 Reyes 4:19|
i tha të atit: "Koka ime, koka ime!". I ati urdhëroi shërbëtorin e tij: "Çoje tek e ëma!".
-
20
|2 Reyes 4:20|
Ky e mori dhe e çoi tek e ëma. Fëmija qëndroi në prehrin e saj deri në mesditë, pastaj vdiq.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7