-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Tesalonicenses 3:1|
dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim.
-
2
|2 Tesalonicenses 3:2|
Por Zoti është besnik, dhe ai do t´ju forcojë dhe do t´ju ruajë nga i ligu.
-
3
|2 Tesalonicenses 3:3|
Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t´i bëni.
-
4
|2 Tesalonicenses 3:4|
Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.
-
5
|2 Tesalonicenses 3:5|
Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.
-
6
|2 Tesalonicenses 3:6|
Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,
-
7
|2 Tesalonicenses 3:7|
dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me mundim e cfilitje ditë e natë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush.
-
8
|2 Tesalonicenses 3:8|
Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t´ju dhënë ne vetë një shëmbull që ju të na imitonit.
-
9
|2 Tesalonicenses 3:9|
Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.
-
10
|2 Tesalonicenses 3:10|
Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4