-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Tesalonicenses 1:11|
që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.
-
12
|2 Tesalonicenses 1:12|
Ju lutemi, o vëllezër, lidhur me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht dhe me tubimin tonë me të,
-
1
|2 Tesalonicenses 2:1|
të mos lejoni që menjëherë t´ju prishet mendja ose të trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjë letre gjoja të shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit.
-
2
|2 Tesalonicenses 2:2|
Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes,
-
3
|2 Tesalonicenses 2:3|
kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.
-
4
|2 Tesalonicenses 2:4|
A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thoja këto gjëra?
-
5
|2 Tesalonicenses 2:5|
Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet.
-
6
|2 Tesalonicenses 2:6|
Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.
-
7
|2 Tesalonicenses 2:7|
Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.
-
8
|2 Tesalonicenses 2:8|
Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16