-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Colossenses 3:19|
Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
-
20
|Colossenses 3:20|
Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
-
21
|Colossenses 3:21|
Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t´u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
-
22
|Colossenses 3:22|
Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,
-
23
|Colossenses 3:23|
duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.
-
24
|Colossenses 3:24|
Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.
-
25
|Colossenses 3:25|
Zotërinj, bëni ç´është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
-
1
|Colossenses 4:1|
Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.
-
2
|Colossenses 4:2|
Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,
-
3
|Colossenses 4:3|
në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13