-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Colossenses 4:4|
Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.
-
5
|Colossenses 4:5|
Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t´i përgjigjeni gjithsecilit.
-
6
|Colossenses 4:6|
Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t´jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
-
7
|Colossenses 4:7|
unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
-
8
|Colossenses 4:8|
bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t´ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.
-
9
|Colossenses 4:9|
Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
-
10
|Colossenses 4:10|
dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.
-
11
|Colossenses 4:11|
Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
-
12
|Colossenses 4:12|
Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
-
13
|Colossenses 4:13|
I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 7-8