- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Esdras 10:1|
									Ndërsa Ezdra lutej dhe bënte këtë rrëfim, duke qarë dhe duke rënë përmbys përpara shtëpisë së Perëndisë, rreth tij u mblodh një mori e madhe nga Izraeli: burra, gra, dhe fëmijë; dhe populli qante me të madhe.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Esdras 10:2|
									Atëherë Shekaniahu, bir i Jehielit, një nga bijtë e Elamit, filloi t´i thotë Ezdras: "Ne kemi mëkatuar kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja që i kemi marrë nga popujt e këtij vendi;  megjithëkëtë mbetet ende një shpresë për  Izraelin.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Esdras 10:3|
									Prandaj të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë, t´i kthejmë tërë këto gra dhe bijtë që kanë lindur prej tyre, sipas këshillës së Perëndisë dhe të atyre që dridhen përpara urdhërit të Perëndisë tonë. Dhe të veprohet sipas ligjit.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Esdras 10:4|
									Çohu sepse kjo të përket ty; ne do të jemi me ty. Merr guxim dhe vepro!".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Esdras 10:5|
									Atëherë Ezdra u ngrit dhe i vuri të betohen krerët e priftërinjve, Levitët dhe tërë Izraelin se do të vepronin ashtu siç ishte thënë. Dhe ata u betuan.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Esdras 10:6|
									Pastaj Ezdra u ngrit përpara shtëpisë së Perëndisë dhe shkoi në dhomën e Jehohananit, birit të Eliashibit. Sa qëndroi aty, ai nuk hëngri bukë as piu ujë, sepse mbante zi për mëkatin e atyre që ishin kthyer nga robëria.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Esdras 10:7|
									Edhe u bë një shpallje në Judë dhe në Jeruzalem për të gjithë të kthyerit nga robëria, me qëllim që të mblidheshin në Jeruzalem;									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Esdras 10:8|
									në rast se dikush nuk do të vinte brenda tri ditëve sipas këshillës së krerëve dhe të pleqve, tërë pasuritë e tij do të konfiskoheshin dhe ai vetë do të përjashtohej nga asambleja e të kthyerve nga robëria.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Esdras 10:9|
									Kështu gjithë burrat e Judës dhe të Beniaminit u mblodhën në Jeruzalem brenda tri ditëve. Ishte dita e njëzet e muajit të nëntë. Tërë populli zuri vend në sheshin e shtëpisë së Perëndisë, duke u dridhur  nga shkaku i kësaj gjëje dhe nga shiu i  fortë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Esdras 10:10|
									Atëherë prifti Ezdra u ngrit dhe u tha atyre: "Ju keni mëkatuar duke u martuar me gra të huaja dhe kështu e keni shtuar fajin e Izraelit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15