-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Esdras 5:1|
Por profetët Axhe dhe Zakaria, bir i Idos, u profetizuan Judejve që ishin në Judë dhe në Jeruzalem në emër të Perëndisë të Izraelit që ishte mbi ta.
-
2
|Esdras 5:2|
Atëherë Zorobabeli, bir i Shealtielit, dhe Jeshua, bir i Jotsadakut, u ngritën dhe nisën të ndërtojnë shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem; dhe me ta ishin profetët e Perëndisë, që i ndihmonin.
-
3
|Esdras 5:3|
Në atë kohë erdhën tek ata Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët e tyre dhe u folën kështu: "Kush ju dha urdhër të ndërtoni këtë tempull dhe të rindërtoni këto mure?".
-
4
|Esdras 5:4|
Pastaj ne u treguam atyre emrat e njerëzve që ndërtonin këtë godinë.
-
5
|Esdras 5:5|
Por pleqtë e Judejve i ruante syri i Perëndisë të tyre; dhe ata nuk mundën t´i bëjnë të ndërprisnin punën deri sa t´i dërgohej një raport Darit dhe të vinte një përgjigje për këtë çështje.
-
6
|Esdras 5:6|
Kjo është një kopje e letrës që iu dërgua mbretit Dari nga Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, nga Shethar-Boznai dhe nga kolegët e tij, Afarsekitët, që ishin matanë Lumit.
-
7
|Esdras 5:7|
I dërguan një letër të shkruar në këtë mënyrë: "Mbretit Dari, shëndet të plotë!
-
8
|Esdras 5:8|
I bëjmë të njohur mbretit që ne kemi vajtur në krahinën e Judës, në tempullin e Perëndisë të madh. Ai po ndërtohet me gurë të mëdhenj dhe po vihet lëndë druri për ndarëset e tij. Kjo punë po kryhet me kujdes dhe po ecën mirë në duart e tyre.
-
9
|Esdras 5:9|
Ne kemi pyetur ata pleq dhe u kemi folur kështu: "Kush ju ka dhënë urdhër të ndërtoni këtë tempull dhe të ndërtoni këto mure?".
-
10
|Esdras 5:10|
U kemi kërkuar edhe emrat e tyre, me qëllim që të vinim me shkrim emrat e njerëzve që janë në krye të tyre, dhe pastaj të t´i bënim të njohur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16